4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Itali/Shembja e një masivi akulli bëri të humbasin jetën tragjikisht 6 alpinistë dhe mbi 20 të tjerë rezultojnë të zhdukur

Një bilanc tragjik është ai i shembjes së një masivi akulli në malin e Marmoladas, në Dolomite, në Itali.

Deri tani janë nxjerrë të vdekur 6 persona, 10 të tjerë janë plagosur, ndërkohë që ende rezultojnë të zhdukur 20 alpinistë.

Për momentin mediat vendase bëjnë me dije se janë 6 viktima të konfirmuara: tre italianë, një çekosllovake, si dhe një burrë dhe një grua ende të paidentifikuar.

Siç raporton La Stampa, mes viktimave të konfirmuara do të ishte edhe 27-vjeçari nga provinca e Vicenza-s, Filippo Bari, i cili i kishte dërguar një selfie familjes para tragjedisë.

“Shiko ku jam”, kishte shkruar Filippo duke shoqëruar foton dërguar grupit të familjarëve. “Kur do të kthehesh?”, e pyetën ata, por 27-vjeçari nuk u përgjigj kurrë. Filippo nuk ishte një alpinist fillestar dhe ata që e njohin e cilësojnë si “me mjaft përvojë”. Megjithatë, kjo përvojë nuk ishte e mjaftueshme përballë forcës së dhunshme të natyrës.

Ndërkohë, “po vijojnë kontrollet për identifikimin e pronarëve të 16 makinave që ndodhen aktualisht në parkingjet që ndodhen pranë shtigjeve të hyrjes në zonë”. Kjo u komunikua nga Alpine Rescue of Trentino, e cila po koordinon kërkimin e personave të zhdukur në murin Marmolada.

Dëshmitarët bëjnë me dije se dëgjuan një zhurmë të fuqishme në fillim, e cila u pasua nga rrëshqitja me shpejtësi e masivit të akullit, që nuk iu la kohë shumë personave të largoheshin.

Situata është ende e rrezikshme, pasi ekziston mundësia që nga mali më i lartë i Dolomiteve të shkëputen dhe sasi të tjera akulli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...