Për shkak të tensioneve të rritura në Iran, Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht ambasadën e saj në Teheran. Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, njoftoi se stafi diplomatik dhe personeli i përfaqësisë janë zhvendosur në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.
“Një grup prej rreth 50 diplomatësh dhe italianësh të tjerë janë larguar tashmë nga Irani”, tha Tajani, duke sqaruar se ky vendim është marrë për arsye sigurie. Ai theksoi se zhvendosja nuk nënkupton ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Ministri shtoi gjithashtu se ky është një veprim i përkohshëm dhe se edhe disa vende të tjera kanë mbyllur përkohësisht përfaqësitë e tyre në Teheran për shkak të situatës së pasigurt.






