17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Iu gjet telefon në qeli, pas kërkesës së prokurorisë, arrestohet Indrit Shaqja

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në burgun e Peqinit të premten e kaluar, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve ka bërë të ditur se shtetasi dhe i dënuari, Indrit Shaqja, është arrestuar pas kërkesës së prokurorisë.

Në operacionin e zhvilluar më datë 19 Dhjetor, ora 21:00, Shaqja u kap në flagrancë për veprën penale “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale,” sipas neni 324/a/2 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit në dhomën e akomodimit në IEVP Peqin, u zbulua një aparat celular i fshehur në arkën e sendeve ushqimore, i cili menjëherë u sekuestrua.

Në të njëjtën kohë, nga kontrolli i kryer u gjet edhe një predhë, e cila dyshohet të ketë lidhje me ngjarjen e vrasjes së viktimës A.LL që ndodhi më datë 15 Dhjetor 2023.

Materialet procedurale tashmë janë dërguar te Prokuroria e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan. Hetimet po vazhdojnë me intensitet për të zbardhur plotësisht ngjarjen e datës 15 Dhjetor 2023 dhe përfshirësit e tjerë në këtë ngjarje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...