18.5 C
Tiranë
Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Iu kap kanabis pranë stanit të tij, arrestohet një shtetas në Borsh/ Procedohen penalisht edhe tre shtetas të tjerë në Vlorë për lojra fati

Pronari i një lokali bashkë me një të punësuar janë proceduar penalisht për shkak se ushtronin aktivitetin e lojërave të fatit.

35-vjeçari S.B, dhe 22-vjeçari S.D, u kapën me 2 pajisje elektronike teksa pronari fshihte të ardhurat me qëllim mosdeklarimin.

Nga ana tjetër edhe një 30-vjeçar tjetër është proceduar pasi në tavolinën ku qëndronte iu gjet pajisje elektronike për lojëra fati.
Në Borsh të Himarës ndërkohë u arrestua një person pasi pranë stanit të tij iu kap kanabis.

Njoftimi i policisë

Vlorë

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundraligjshëm në fushën e lojrave të fatit, procedohen penalisht 3 shtetas.

Në pranga dhe 1 shtetas për veprën penale Kultivimi i bimëve narkotike“.

Në vijim të punës dhe kontrolleve të shtuara për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, u konstatua se në lagjen “Qeriba Derri”, Vlorë në lokalin e administruar nga shtetasi S. B., u gjetën dhe u sekuestruan 2 pajisje elektronike ku dyshohej se ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, duke fshehur të ardhurat me qëllim mosdeklarimin e tyre.

Në përfundim të veprimve hetimore specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko Financiare proceduan penalisht në gjëndje të lirë shtetasit S. B., 35 vjeç dhe S. D., 22 vjeç ( i punësuar në lokal), për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”, shtetasi E. M., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në ambientet e një lokali, në lagjen “Isa Boletini”, në tavolinën ku qëndronte ky shtetas u gjet dhe u sekuestrua 1 pajisje elektronike ku dyshohej se ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Himarë, arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., banues në Borsh, Himarë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të stanit të tij, në vendin e quajtur Mastrogunë, Borsh, u gjetën të kultivuara fidan të dyshuar cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT