6.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Iu prishën banesat në kuadër të Rindërtimit, banorët e ‘5 Majit’ takim me Presidentin Meta

Banorët e 5 majit, të cilëve para disa ditësh IKMT ua prishi banesat, do të zhvillojnë një takim me Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Po ashtu mësohet se në takim janë edhe përfaqësues të banorëve në dy zona të tjera të kryeqytetit, të cilët kanë të njëjtën problematike, ata të Paskuqanit dhe Laprakës.

Këto zona të Tiranës janë pjesë e projektit të bashkisë dhe qeverisë për rindërtimin, por banorët nga ana e tyre shprehen se nuk janë dakord me marrëveshjen e ofruar nga Bashkia për banesat që po shemben në kuadër të projektit të rindërtimit.

Presidenti Meta ka dalë në mbrojtje të kauzës së tyre. Ai herë pas herë kërkon që qeveria të diskutojë me ta, me qëllim zgjidhjen e problemit.

Vlen të përmendet, se banesat e disa prej qytetarëve janë prishur nga IKMT. Banorët kërkojnë që të kompensohen nga shteti dhe të kenë një marrëveshje me qeverinë.

Nga e saj qeveria dhe bashkia thonë se të gjithë banorët e prekur janë dëmshpërblyer.

Banorët kanë dalë edhe në protesta, ku pak ditë më para para kryeministrisë ata paralajmëruan se do të futen në grevë urie dhe nuk do të tërhiqen deri në vetëflijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Uji me rrush të thatë, një aleat i tretjes dhe i shëndetit të mëlçisë

0
Rrushi i thatë nuk është vetëm një ëmbëlsirë natyrale, por edhe një burim i pasur antioksidantësh dhe flavonoidesh që mbrojnë qelizat dhe përmirësojnë funksionin...

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...