Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim të paprecedentë për qytetarët në Iran, duke u kërkuar që të mos përdorin trenat në të gjithë vendin. Në një njoftim të publikuar në gjuhën persiane në rrjetin social “X”, autoritetet izraelite e përshkruan këtë si një “paralajmërim urgjent” dhe këshillojnë pasagjerët të shmangin çdo udhëtim hekurudhor deri në orën 21:00 sipas kohës së Iranit.
“Për sigurinë tuaj, qëndroni larg trenave dhe linjave hekurudhore; çdo praninë tuaj aty mund të rrezikojë jetën”, thuhet në mesazhin e ushtrisë.
Ky paralajmërim vjen në një periudhë të tensionuar në rajon dhe shihet si një sinjal i mundshëm për kërcënime ndaj infrastrukturës hekurudhore iraniane, ndërsa autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende komente zyrtare mbi situatën.






