12.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Izraeli përballet me rritjen e infeksioneve për shkak të variantit Omicron, rreth 254 mijë izraelitë marrin dozën e katërt të vaksinës

Rreth 254,000 izraelitë kanë marrë një dozë të katërt përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Ky numër kaq i lartë i qytetarëve që kanë marrë dozën e katër të vaksinës u arrit vetëm brenda pak ditësh prej kur autoritetet izraelite njoftuan se qytetarët mund të marrin dozën e katërt, tha të dielën, më 9 janar, Ministria e Shëndetësisë në Izrael, ndërsa ky vend po përballet me një rritje të infeksioneve për shkak të variantit Omicron.

Deri më tani, vetëm personat mbi 60 vjeç, personat me sëmundje kronike dhe ata me sistem imunitar të dobët kanë të drejtë për të marrë një dozë të katërt të vaksinës kundër COVID-19.

Kryeministri i Izraelit Naftali Bennett vlerësoi të dielën marrjen e lartë të vaksinës nga grupet e rrezikuara si “një përgjigje të jashtëzakonshme që do të parandalojë sëmurje shumë të rëndë dhe vuajtje”.

Për shkak të përhapjes së variantit Omicron, Izraeli ka parë një rritje të paprecedentë të infeksioneve të reja ditore, duke regjistruar më shumë se 17,500 raste të dielën.

Mediat raportojnë se duke parë rritjen drastike të rasteve të infektimit edhe të personelit shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë së Izraelit po shqyrton mundësinë e lejimit të mjekëve dhe infermierëve që të vazhdojnë të punojnë edhe kur rezultojnë pozitivë për koronavirusin për sa kohë që ata nuk shfaqin asnjë simptomë.

Izraeli u vlerësua në të kaluarën si një model për përpjekjet e tij të vaksinimit, megjithatë fushata ka stagnuar.

Vetëm rreth 61 për qind e 9.4 milionë izraelitëve konsiderohen ende të vaksinuar, që do të thotë se ata janë vaksinuar me të dy dozat dhe kanë kaluar më pak se gjashtë muaj pas vaksinimit të dytë, ose kanë marrë një dozë përforcuese.

Rreth 30 për qind e popullsisë nuk janë fare të vaksinuar dhe për rreth 9 për qind, vlefshmëria e vaksinimit tashmë ka skaduar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...

Albana Vokshi në Asamblenë e Këshillit të Evropës: “Mos-raportimi mbi të drejtat sociale është...

0
Deputetja e PD dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ngriti sot shqetësimin e fortë për Shqipërinë dhe dy shtete të tjera që nuk...