12.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Ja çfarë zbuloi FBI në rezidencën e Trump,kërkuan dokumente të klasifikuara në lidhje me armët bërthamore

Një raport që agjentët e FBI-së kërkuan dokumente të klasifikuara në lidhje me armët bërthamore në rezidencën e Donald Trump në Florida mund të shpjegojë urgjencën e operacionit të paprecedentë në shtëpinë e një ish-presidenti dhe e çon përballjen e tij me Departamentin e Drejtësisë në një nivel të ri, shkruan CNN.

Ishte një artikull i publikuar në median amerikane The Washington Post që citonte burime të njohura me detajet nga hetimi që kanë thënë se agjentët federalë po kërkonin dokumente të klasifikuara në lidhje me armët bërthamore, ndër të tjera, në zyrën e Trump.

Burimet nuk i përshkruan dokumentet në detaje dhe as nëse ato lidheshin me armët bërthamore që i përkisnin SHBA-së apo një kombi tjetër.

CNN thotë se nuk e ka konfirmuar në mënyrë të pavarur këtë raport, por nëse rezulton se Trump ka marrë një material të tillë nga Shtëpia e Bardhë, do të ngrinte pyetjen se përse një ish-president do të kishte nevojë për sekrete të tilla të ruajtura pas largimit nga detyra.

Mundësia që një material i tillë të mbahej në një objekt të pasigurt, ku mysafirët shkojnë e vijnë dhe ku do të ishte potencialisht i aksesueshëm nga ndonjë person i një shërbimi të huaj inteligjent, do të alarmonte zyrtarët qeveritarë.

Zhvillimi i fundit gjithashtu rrit më tej tensionet e një beteje ligjore në përshkallëzim pasi Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland të enjten, në një veprim të pazakontë, i kërkoi një gjykate të zhbllokonte urdhrin e kontrollit dhe inventarin e dokumenteve që janë marrë nga Shtëpia e Trump.

Në betejën e intensifikuar ligjore mbi kontrollin e kryer nga FBI-ja, Trump ka kohë deri në drekë të premten për të sinjalizuar zyrtarisht nëse do të kundërshtojë kërkesën e Prokurorit Garland.

Në një deklaratë në rrjetin e tij “Truth Social” të enjten vonë, ish-Presidenti Trump tha se nuk do të kundërshtonte publikimin e dokumenteve në lidhje me “bastisjen dhe thyerjen joamerikane, të pajustifikuar dhe të panevojshme” të shtëpisë së tij.

Ai nuk tha saktësisht se cilat dokumente do të ishte gati të publikoheshin.

Dhe CNN thekson se kontrolli i FBI-së nuk ishte një bastisje; ai ishte i autorizuar ligjërisht nga një gjyqtar i cili do të duhej të kishte gjetur shkakun e mundshëm që një krim ishte kryer për ta dhënë miratimin e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...