13.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Ja kush është Marco Romeo, italiani akuzohet për zhdukjen e partneres shqiptare 9 vite më parë

Së fundmi është publikuar një foto e 45-vjeçarit italian, Marco Romeo, i cili u arrestua në Spanjë pasi akuzohet për vrasjen e partneren e tij aktuale, Paula, 28 vjeç, në shtëpinë që ata të dy ndanin në La Carihuela. Arrestimi i tij ka ngritu sërish dyshimet te familja e 22-vjeçares shqpitare Sibora Gagani, e cila rezulton e zhdukur prej 9-vitesh, shkruajnë mediat italiane.

Dyshimet janë se 45-vjeçari italian e ka vrarë shqiptaren Sibora Gagani por deri tani nuk ka asnjë prove. Vajza, e cila në atë kohë ishte 22 vjeçe rezulton e zhdukur, madje nëna e saj disa herë ka dalë në emisionet televizive në Itali për ta kërkuar.

Pas arrestimit të 45-vjeçarit në Sapanjë dy ditë më parë, nëna e Siborës ka kërkuar që të rihapen hetimet për vajzën e saj. Ajo dyshon se pas zhdukjes së vajzës së saj qëndron pikërisht ish-i dashuri, Marco Romeo.

Sibora Gagani u zhduk në Torremolinos 9 vjet më parë, gjatë verës së vitit 2014. Në atë kohë, Gagani ishte 22 vjeç dhe punonte si kamariere në qytetin e lartpërmendur Costa del Sol. Vajza ishte me origjinë shqiptare dhe, pavarësisht se jetonte në Itali me pjesën tjetër të familjes, katër vite para se të “zhdukej”, ajo vendosi të ndërmerrte hapin për t’u shpërngulur në Torremolinos me të dashurin e saj, Marco, me të cilin kisha vetëm një vit lidhje. Ai ishte Marco Gaio, i njëjti njeri që u arrestua këtë të mërkurë nga Policia pasi dyshohet se vrau partneren e tij aktuale, Paula, 28 vjeç, në shtëpinë që ata të dy ndanin në La Carihuela. Ai e goditi 14 herë me thikë teksa po bëhej gati të shkonte në punë. Menjëherë pas arrestimit të tij, familja e Gaganit akuzon Marco edhe për zhdukjen e vajzës së tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...

Albana Vokshi në Asamblenë e Këshillit të Evropës: “Mos-raportimi mbi të drejtat sociale është...

0
Deputetja e PD dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ngriti sot shqetësimin e fortë për Shqipërinë dhe dy shtete të tjera që nuk...