14.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Ja kush nga ish-banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” që kanë spikatur në “Instagram” këtë javë

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.

Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” që kanë spikatur në “Instagram” këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave:

Kristi Aliajn e kemi parë këto kohë të angazhuar në televizion, duke qenë si pjesë e jurisë në “She’s on top”. Ai këtë javë ka humbur 2 mijë ndjekës.

Po ashtu me humbje ka rezultuar dhe Armaldo Kllogjeri, duke rënë me 1 mijë ndjekës. Nga 125 mijë, tani ai ka 124 mijë ndjekës.

Olta Gixhari ka qenë një nga personazhet më të komentuara komentuara në BBV. Së fundmi po përflitet dhe për një film që do bëjë së bashku me Luiz Ejllin. Këtë javë ajo ka shtuar 1 mijë fansa në “Instagram”.

Nga ana tjetër, Keisi Medini ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” ku ka folur më shumë mbi marrëdhënien e saj me Kristin, Lorencin, këngën e re, por dhe shumë të tjera. Ajo ka shtuar 2 mijë ndjekës në “Instagram”.

Në vend të gjashtë renditet Dea Mishel, të cilën e shohim çdo të diel krah Kristit në jurinë e “She’s on top”. Po ashtu si Keisi edhe ajo ka shtuar 2 mijë ndjekës në “Instagram”.

Jori Delli është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve” që ka nisur tashmë xhirimet. Këtë javë ajo ka shtuar 3 mijë ndjekës.

Elvis Pupa gjithashtu si Jori ka shtuar 3 mijë ndjekës, nga 243 mijë ka shkuar në 246 mijë fansa në “Instagram”.

Me po 3 mijë ndjekës të shtuar është dhe Kiara Tito. Së fundmi ajo ka udhëtuar drejt Turqisë për xhirimet e emisionit “Kepi i Tundimeve”, ku dhe është publikuar një video nga Bodrumi, ku Kiara ka thënë se po vjen diçka shumë e madhe që publikut do i pëlqejë shumë.

Po ashtu si javën e kaluar, në vend të dytë renditet Luiz Ejlli me 4 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar. Ai ka publikuar projektin e tij më të ri që titullohet “Përjetësisht” dhe u kthye menjëherë në një sukses të padiskutueshëm.

Vendin e parë për këtë javë e rrëmben Ronaldo Sharka me 5 mijë ndjekës më shumë për këtë javë. Gjithashtu dhe ai si Jori Delli është në Turqi ku po xhirohet “Kepi i Tundimeve”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...