19.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Ja sa vite burg rrezikon ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako sipas kodit penal

Ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, një prej eksponentëve të rëndësishëm për shumë vite të socialistëve në pushtet, rëndon një akuzë, e cila mund të dënohet nga gjobë deri në 7 vite burg.

Kodi penal:

Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.

Përveç Dakos, SPAK ka lëshuar urdhërarreste dhe për 9 persona të tjerë, 6 prej të cilëve me burg, dhe 3 në masën e arrestit të shtëpisë. Akuza për Dakon lidhet me katet shtesë të një pallati në Durrës, si dhe një tjetër projekt pëer shëtitoren e Durrësit, ku sipas KLSH i janë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh të vjetra.

Në lidhje me arrestimin e Dakos pati reagime të shumta nga politika, ku nuk mungoi as kryeministri Edi Rama, i cili ish-kryebashkiakun e Durrësit e etiketonte si mik deri pak muaj më parë, pararësisht shpalljes së tij non grata nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Për herë të parë në historinë e popullit tonë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo nuk është e lehtë. Kjo të bën të ndihesh jo mirë se s’ke si ndihesh mirë kur sheh që dikush që ka qenë përkrah teje, është përkrah avokatit përballë prokurorit apo gjykatësit.

Me siguri diçka ka ndodhur. Edhe kur e sheh se si mund të përdoret forca e pushtetit të drejtësisë për të bërë edhe gjëra që nuk shkojnë. Të gjitha janë pjesë e një procesi dhe rruga është e përpjetë, jo dishezë. Kini parasysh që për herë të parë ndodh kjo. Për këtë duhet të jemi ne krenarë për PS.

Asnjëherë nuk duhen lënë që situata të tilla fyese të lëndojnë krenarinë që je pjesë e kësaj partie që mund të mos zgjedhë shumë probleme, por ka arritur të kthejë Shqipërinë në një vend që shumë njerëz nga e gjithë bota duan të vijnë dhe ta vizitojnë.”, tha Rama gjatë një takimi falënderues në Berat.

Ajo që vlen të thuhet është se për Dakon ka pasur akuza më të mëdha si ato për korrupsion apo lidhje me krimin e organizuar, ndërsa deri në momentet që flasim ai akuzohet zyrtarisht vetëm për shpërdorim detyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT