17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

‘Jam i bezdisur, shoh Romeon duke qarë në ndonjë cep’, Arbër Hajdari sia përton Romeos

Ndarja e ish-çiftit Romeo dhe Heidi në Big Brother nuk mbeti pa u cekur, duke sjellë diskutime dhe komente nga opinionistët dhe vetë pjesëmarrësit. Arbër Hajdari ka shprehur një pikëpamje të qartë duke akuzuar Romeon për viktimizim dhe duke thënë se ai ka harruar qëllimin për të cilin ishte aty. Nga ana tjetër, Romeo ka insistuar se ndjesitë e tij janë të vërteta dhe se ai po përjeton një periudhë të vështirë.

Në këtë situatë, debati lidhur me motivet dhe reagimet e Romeos ka bërë që opinionet të ndahen. Disa e shohin atë si viktimë të situatës së vështirë në shtëpi, ndërsa të tjerë e akuzojnë për lojën e viktimizimit. Ndërkohë, Heidi ka përjetuar ndjesi të ndryshme dhe ka shprehur dëshirën për të qëndruar larg për të respektuar hapësirën.

Romeo: Doja ta jetoja dhe një herë periudhën kur qeshja me të, kur luaja, kur flija gjumë në drekë. Kanë ndodhur shumë situata dhe dita ditës këtu bëhet më e vështirë.

Heidi: Nuk di çfarë të bëj. Isha e vendosur në fakt që të mos i afrohesha, por dje e pashë shumë keq dhe prapë ju afrova. Dhe unë e dua të lumtur. Por nuk kam si ta ndihmoj. I është thyer besimi për disa gjëra të miat. Ndodhi ndarja dhe unë po mundohem të respektoj hapësirën. Ai është i fiksuar se unë dua ta godas.

Arbër Hajdari: Jam shumë i bezdisur nga kjo histori. E shoh një viktimizim, më ka zënë frika mos hap televizionin se shoh Romeon duke qarë në ndonjë cep. Ka harruar fare lojën, bën këto kartat e viktimizimit që është vetëm… ndodhemi sërish në prime duke diskutuar për një çift që as vetë nuk e dinë pse janë ndarë.

Romeo: Njerëz të ndryshëm ndjejnë dhe reagojnë ndryshe

Arbër Hajdari: Nuk të besoj, viktimizimin tënd

Romeo: Është ndjesi

Arbër Hajdari: Më bezdis se mendoj se po luan kartën e viktimizimit

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...