0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

‘’Jam i penduar, gjithçka ndodhi shumë shpejt’ , zbardhet dosja e Maliq Markut qe vrau fqinjin e verteta ndyshe

Janë zbardhur detaje të reja mbi dosjen e Maliq Markut, nga dibra i cili vrau me armë zjarri pistoletë fqinjin e tij Shefqet Hasa.

Sipas dosjes Marku jo vetëm nuk është penduar në moment, por pasi ka qëlluar 5 herë në drejtim të Hasës, ai është drejtuar nga fqinji tjetër Ismet Keqa për ta vrarë edhe atë. Edhe pse ka qëlluar deri në fishekun e fundit sa arma mbeti hapur, falë ndërhyrjes të një të afërmi të tij që i ka lëvizur dorën, vetëm e ka plagosur.

Shtetasi Ilir Kuka me dorën e tij të majtë ka prekur dorën e djathtë të Maliqit gje qe ka bere te mundur devijimin e pistoletes te personit nën hetim, Maliq Marku i cili qëlloi dhe 3 apo 4 herë të tjera në drejtim të shtetasit Ismet Keqa, i cili si pasoje e nderhyrjes se shtetasit Ilir Kuka pësoi vetëm plagosje si pasojë e këtyre të shtënave. Personi nën hetim ka qëlluar derisa arma e tij i ka mbetur e hapur, pra deri në mbarimin e gjithë fishekëve që kishte në krëhërin e armës së tij, – thuhet në dosjen e Maliqit.

Sipas dosjes pas këtyre të shtënave personi nën hetim përsëri ia ka drejtuar pistoleten Ismetit, por shtetasi Ilir Kuka në këto momente i ka kapur të dyja duart bashkë me pistoletën Maliqit, duke ja ulur poshtë me drejtim për nga toka, ku ai përsëri nuk ka ndaluar së qëlluari me armë, por këtë herë tokën.

Personi nën hetim ka qëlluar derisa arma e tij i ka mbetur e hapur, pra deri në mbarimin e gjithë fishekëve që kishte në karikatorin e armës së tij”, thuhet në dosje.

Pas vrasjes më 30 nëntor, Marku është larguar në banesë ku ka mbushur edhe njëherë krëhërin e pistoletës së tij me fishekët që kishte në xhep. Në banesë i janë gjetur një shkop gome si të policisë, 3 fishekë arme gjahu si dhe një tub që përdorej për pastrimin e armëve.

Në kërkesën për masën e sigurisë ‘’Arrest në burg” ndaj 69-vjeçarit thuhet se ka një rrezikshmëri për largimin jashtë vendit, pasi po atë ditë kur ka kryer vrasjen ai ka prerë biletën për tu larguar në Angli, ku jetonte prej vitesh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT