Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Morinë–Kukës, pranë fshatit Përbreg, ku makina me targa të Kosovës, e drejtuar nga Besart Çeçelia, 48 vjeç, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbajtës të autostradës, duke rënë rreth 60 metra poshtë rrugës.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa pasoja serioze. Çeçelia, trajner i një ekipi futbolli, tregoi se aksidenti ndodhi pasi ishte i lodhur dhe pa gjumë, ndërsa po agjëronte.
“Jam nga Vushtria. Isha duke ardhur nga Kosova për të shkuar në punë në Shkodër në stërvitje. Kam lindur për së dyti,” tha ai, duke falënderuar Zotin për shpëtimin.
Policia po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aksidenti tregon rëndësinë e kujdesit maksimal gjatë drejtimit, veçanërisht në gjendje lodhjeje.






