10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Jam pothuajse 80 vjeç, por kam energji si 30”, Lula da Silva konfirmon kandidimin për një mandat të katërt presidencial në Brazil

Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ka njoftuar zyrtarisht se do të kandidojë për një mandat të katërt në zgjedhjet presidenciale të vitit 2026, duke konfirmuar rikthimin e tij në garën politike.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Lula gjatë një fjalimi në Xhakarta, kryeqyteti i Indonezisë, ku ai ndodhej për një vizitë zyrtare.

“Jam pothuajse 80 vjeç, por mund të jeni të sigurt se kam të njëjtën energji që kisha kur isha 30. Dhe do të kandidoj për një mandat të katërt në Brazil,” deklaroi ai, pak ditë para ditëlindjes së tij.

Lula, që u rikthye në pushtet në vitin 2023 pas fitores kundër ish-presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, mbetet figura më me ndikim e së majtës braziliane.
Sipas “The Guardian”, ai e ka ruajtur këtë status për më shumë se 40 vjet, duke qenë një simbol i fortë i klasës punëtore dhe i rezistencës politike në Brazil.

Nëse zgjidhet sërish, Lula do të jetë 85 vjeç në përfundim të mandatit të tij të ardhshëm dhe do të bëhet i vetmi president në historinë demokratike të Brazilit që ka qëndruar 16 vjet në detyrë.

Ndërkohë, vendimi i tij ka ngjallur debat në vend, sidomos pas dështimit të fushatës së presidentit amerikan Joe Biden në vitin 2024, i cili u tërhoq pas një debati të vështirë me Donald Trump.

Megjithatë, bashkëpunëtorët e afërt e përshkruajnë Lulën si në formë të shkëlqyer fizike dhe mendore. Biografi dhe miku i tij, Fernando Morais, ka theksuar se presidenti “ushtron rregullisht, nuk pi cigare që prej 15 vitesh dhe ka mbetur po aq energjik sa dikur”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...