12.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

“Janë kartonë që ngrihen nga budallenj”/ Felaj debaton me Vasilin: “S’mund të flisni kështu, kërkoni ndjesë”

Me debate është shoqëruar fjalimi i nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, pasi ky i fundit tha se disa budallenj ngrenë kot kartonat në Kuvend. Pasi Felaj i kërkoi Vasilit që të tërhiqej nga fjalët dhe të kërkonte falje, nënkryetari i PL-së kujtoi disa fyerje që Rama kishte bërë ndaj deputetëve të opozitës.

Vasili: Keni marrë ca atribute që nuk ju përkasin. Dy fjalë lidhur me procedurën. Është mohuar e drejta e Komisionit Hetimor dhe po ju drejtohem hipokritëve që flasin në këtë Kuvend. Keni 2 vite që nuk zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tubimet. Këta që çirren pse nuk e zbatojnë vendimin e gjykatës. Deri në sekondën e fundit që ai është në fuqi, askush nuk ka të drejtë të pezullojë këtë gjë. Edhe pse kanë kartonë në duar, janë kartonë që ngrihen nga budallenj. Boll, Boll

Felaj: S’mund të flisni kështu
Vasili: Do flas.
ju nuk jeni askushi që të flisni kështu. Uluni. Kërkojini ndjesë për shprehjen që përdorët. Kërkojini ndjesë kolegëve zoti Vasili.
Vasili: Standardi është i atij që ka thënë; gruas time t’i hani atë.. Ai e ka thënë. U preke ti?! I keni me zë dhe figurë dhe s’keni thënë gjysmë fjale. Një kolegu këtu i ka thënë 40 herë paloço.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...