I gjithë territori i vendit tonë është përfshirë nga moti i keq pasditen e sotme dhe do të vazhdojë edhe gjatë gjithë ditës së nesërme. Si pasojë e një cikloni të formuar në Adriatik, që në orët e para të ditës së sotme pjesa veriore e vendit ka qenë në “pushtetin” e shiut.
Reshjet e shiut do të jenë intensive gjatë natës, po ashtu edhe të dëborës në pjesët malore. Nga pasditja e së martës deri të enjten reshjet do të largohen nga territori ynë për t’u rikthyer sërish të premten.
IGJEUM parashikon se në zonat urbane, si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve, mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, kryesisht përgjatë datës 6 dhjetor 2021.