10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Javier Zanetti: ‘Interi, fitore e merituar dhe Inzaghi, një lider i jashtëzakonshëm’

Pas sigurimit të titullit të 20-të kampion në Serie A nga Interi, për mediet foli edhe kapiteni legjendar Javier Zanetti. Ish-mbrojtësi që tanimë ka një rol drejtuesi në klub tregoi se ky është një moment i veçantë për yllin e dytë në fanellë, çka gëzoi miliona zikaltër anembanë botës.

“Është një mbrëmje e mrekullueshme, i gjithë ambienti i Interit e priste këtë moment. Ne fituam titullin në një mbrëmje të rëndësishme, këta djem në fitimin e këtij kampionati bënë diçka të jashtëzakonshme, fituan yllin e dytë.

Që në fillim të gjithë donin të luanin një sezon të rëndësishëm dhe ne ishim të vetëdijshëm që ishim një ekip i fortë. Kampionati është i merituar. Sidomos në momente të vështira, se besimi në kulturën e punës nuk duhet të dyshohet, në kohë të vështira duhet të besosh edhe më shumë në të, ky ekip ka vlera të rëndësishme sidomos nga pikëpamja njerëzore.

Inzaghi? I jashtëzakonshëm në radhë të parë si njeri. Dhe më pas shumë i mirë në menaxhimin e momenteve të vështira, ai beson në punë. Mendoj se as që e kupton atë që ka bërë, por ka bërë të lumtur miliona tifozë të Interit anembanë botës,” tha legjenda Javier Zanetti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...