10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Je e përdalë apo k*rve”, reagon ashpër në Fatjoni për deklaratën e Gracianos ndaj Heidit

Mbrëmjen e kaluar, Graciano Tagani bëri një deklaratë kontroverse në emisionin live, ku sulmoi Heidi Bacin, duke i thënë se “je për turp, s’ke edukatë, s’ke norma” dhe duke shtuar pyetjen provokuese “me kë do shtrihesh, me Fationin, me Romeon?”. Kjo sjellje e Gracianos ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale, ku pjesa më e madhe e përdoruesve e ka kritikuar ashpër, duke e cilësuar si të papranueshme dhe të turpshme.

Ndërhyrjet në rrjetet sociale nuk kanë munguar, dhe mes tyre ishte edhe reagimi i Fation Kuqarit, ish-banor i BBV3, i cili ka pasur një afrim me Heidin gjatë kohës që ata qëndruan së bashku në shtëpinë e Big Brother. Fationi shpreh zhgënjimin e tij për mënyrën sesi u trajtua çështja, duke theksuar se nuk është e drejtë të përmenden marrëdhëniet e një femre për të fituar pikë në një emision televiziv.

“Miq, dua të flas pak për çështjen Heidi-Graciano-Romeo, sepse më duket shumë e turpshme që për të kapur prime-n apo një audiencë të caktuar, t’i përmendësh një femre njohjet që ka patur ajo. Të gjithë kemi patur njohje, si jashtë si brenda. Këtu do të thotë që të njohësh një mashkull, je e përdalë apo k*rve. Është krejt normalë që mos të ecë njohja dhe të nisësh diçka tjetër. Dhe për ta theksuar, ti thuash tjetrës, që unë nuk kam qenë kurrë në një krevat me Heidin dhe t’i përmendesh se kujt do t’i futesh në krevat për të kapur situatën, pavarësisht se nuk është në dëmin tim po në dëmin e Heidit, mua prapë më vjen të reagoj. Dhe jo, nuk e dua atë vajzë si njeri por thjesht më duket një gjë shumë e pahijshme dhe shumë e turpshme që një mashkull ta përdorë këtë lloj gjëje për të kapur prime-n. Shumë e shpifur,” shprehet Fationi në një postim në Instastory.

Ky incident ka nxitur një debat të gjerë mbi sjelljen e pranueshme në televizion dhe rëndësinë e respektit ndaj privatësisë dhe dinjitetit të personave që marrin pjesë në programe të tilla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...