20.5 C
Tiranë
Wednesday, September 25, 2024
spot_img

“Je kokrra e komunistit”- Majko debaton ashpër me Alibeajn: “Na vjen këtu diskuton si adoleshent”

Është shoqëruar me debate të ashpra mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve mes deputetit socialt Pandeli Majko dhe atij demokrat Enkelejd Alibeaj.

Gjatë fjalës së tij Alibeaj tha se çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish sigurimit dhe të kërkojë një kopje të tyre në përputhje me ligjin e të drejtës së informimit.

Kjo pikë u kundërshtua ashpër nga Majko i cili e cilësoi këtë një pretendim të ulët për t’u fshehur më pas pas argumentit se PS nuk do hapjet e dosjeve.

Ai e cilësoi Alibeajn si adoleshent që kërkon të luajë me fatin e viktimave që janë përndjekur si spiunë në kohën e komunizmit.

Pjesë nga debati

Enkelejd Alibeaj: Amendamenti që unë kam është ky: “me hyrjen në fuqi të këtij ligji çdo institucion i administratës ka detyrimin të publikojë bibliografinë e dokumenteve të ish sigurimit të shtetit, të ministrisë së Brendshme për periudhën 29 nëntor 1944- 2 korrik 1991, të deklasifikuara plotësisht sipas nenit 10 të ligjit për informacionin e klasifikuar. Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish sigurimit dhe të kërkojë një kopje të tyre në përputhje me ligjin e të drejtës së informimit. E kam amendament tani, për ta hedhur tani në votë. Nëse e miratojmë, mund ta çojmë te cili nen ku të doni ju. Ju nuk mund të thoni nuk po ta hedh në votë. Ne duam hapjen e dosjeve. Nga qëndrimi për këtë amendament do të shihet nëse ju jeni për hapjen e dosjeve apo jo.

Pandeli Majko: Ajo që ne ndahemi këtu është se ne jemi për hapjen e dosjeve sipas të gjitha propozimeve. Ne themi duhet të jemi pak më të rezervuar. Ta lëmë hapjen e dosjes si marrëdhënie mes viktimës dhe dosjes së tij. Ju doni që dosja të bëhet si Facebook. Ajo që po kërkon edhe relatorja dhe ato që tha kryetarja e komisionit të ligjeve është se kemi të bëjmë me afate. Po diskutojmë për fatin e viktimave. Ti tani do që të na vësh ne në pozitë ë vështirë që të thuash maxhoranca nuk do hapjen e dosjeve. Po diskutojmë për një dramë.

Nuk e kanë mbajtur spiunët regjimin komunist. E kanë mbajtur ca të tjerë. Ne e bëjmë diskutimin sikur të gjithë sistemin e paskan mbajtur këta. Mos insistoni kaq shumë për t’i futur një bojë të djathtës që e keni bërë fërtele. Ka pasur sigurim shteti në 29 nëntor? E kishin mendjen ata që po vriteshin për të ndërtuar burgun e Burrelit?! Nëse duam të bëjmë retorikë, pas 30 vitesh këto janë budallëqe. Të na thoni ne se ju nuk doni të hapni këto, nuk ka kuptim më. Propozimet që vijnë nga autoriteti dhe me mirëkuptimin e tyre. Ka në dosje detaje që edhe vetë viktima nuk është i interesuar. Janë bërë spiunë njerëz që kanë qenë të përndjekur. Nuk më takon mua ta them këtë duhet ta thoni ju. Na vjen këtu diskuton si adoleshent.

Enkelejd Alibeaj: Je kokrra e komunistit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT