14.5 C
Tiranë
Wednesday, March 4, 2026
spot_img

“Je një kloun cirku”, “Pranoje lojën”: debat i ashpër mes Mirit dhe Erikut në “Big Brother VIP 5”

Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” u shoqërua me një debat të fortë mes Mirit dhe Erikut, i cili tensionoi ndjeshëm atmosferën mes banorëve.

Shkak për përplasjen u bë një situatë gjatë mbrëmjes, kur Eriku nuk u ul te krevati i Mirit, por lejoi Kejsin të shkonte pranë tij. Ky veprim u interpretua nga Miri si provokim dhe u pasua menjëherë nga reagime të ashpra.

“Bravo të qoftë për këtë lëvizje që bëre, por kujdes se të gjykojnë ata njerëzit që ke jashtë”, iu drejtua Miri Erikut.

Nga ana e tij, Eriku u përpoq ta relativizonte situatën duke thënë: “Kjo është lojë, mos e merr personale”.

Debati u ashpërsua edhe më tej, kur Miri shpërtheu: “Je një kloun cirku”, ndërsa Eriku iu përgjigj shkurt: “Pranoje lojën”.

Përplasja vazhdoi me tone edhe më të forta. “Ma bëre me sy dje dhe më the më duket kjo loja, je një kloun cirku”, vijoi Miri, ndërsa Eriku u përgjigj: “Faleminderit, mendimi jot”.

Në kulmin e debatit, Miri u shpreh: “Faleminderit shumë, jeni të dy njësoj. Sa më afër t’ju mbash juve aq më keq është. Mbaje mend këtë që ke bërë, Riku, Erik Lloshi. Mbaje mend këtë që ke bërë. Po tu betova ti e di shumë mirë, se di shumë gjëra, kaq”.

Kur Eriku e pyeti drejtpërdrejt se çfarë dinte, Miri refuzoi të japë përgjigje, duke e lënë debatin të hapur dhe duke shtuar tensionin në shtëpi.

Përplasja mes dy konkurrentëve u kthye në një nga momentet më të forta të mbrëmjes dhe pritet të ndikojë në raportet e tyre dhe në dinamikat e lojës në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zbardhet dëshmia e Elvis Shehut: “U ndamë vetëm 20 minuta para vrasjes së Çajup...

0
Në seancën e fundit gjyqësore ndaj grupit të Laert Haxhiut, rival i kreut të “Bandës së Lushnjës”, Aldo Bare, është zbardhur dëshmia e Elvis...

“Sulm ndaj drejtorit të IKMT-së në zyrë” – Klesti Çela dhe tre persona të...

0
Një incident i rëndë ndodhi dje në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta,...

Aksident në autostradën Fier–Vlorë, “Mercedes” i pret rrugën “Passat”-it, 4 pasagjerët shpëtojnë pa lëndime

0
Një aksident u regjistrua rreth orës 10:00 në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, pranë fshatit Panaja, ku u përfshinë dy automjete, një “Mercedes”...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 4 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell vendosmëri dhe iniciativa. Në punë, një mundësi për projekt të ri mund t’ju vendosë në qendër të vëmendjes. Kujdes me vendimet financiare...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 4 Mars 2026

0
Më 4 mars 2026, moti në Shqipëri pritet të jetë dimëror, por gradualisht drejt përmirësimit me alternime të vranësirave dhe kthjellimesh gjatë ditës. Gjatë...