25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 24, 2024
spot_img

“Jemi të vetëdijshëm se temat që do të diskutojmë nuk do të jenë të lehta”/ Pas Pas Ramës, edhe Vuçiç me Kovaçevskin marrin vendim për të shkuar në samitin e BE

Pas kryeministrit Rama edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski kanë marrë vendimin për shkuar në samitin e BE për Ballkanin Perëndimor.

“Pas konsultimeve të hollësishme dhe gjithëpërfshirëse me bashkëpunëtorët dhe anëtarët e qeverive, liderët e tre vendeve vendosën të shkojnë së bashku në samit, duke rënë dakord për parimet që do të jenë shtylla kryesore e bisedimeve me zyrtarë të shumtë të BE-së”, thuhet në një njoftim të përbashkët që është publikuar nga mediat serbe.

“Duke pasur parasysh se Republika e Serbisë, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut përfaqësojnë vazhdimisht interesat e qytetarëve të tyre dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në të gjitha forumet relevante ndërkombëtare, vendimi për pjesëmarrje dhe qasje të përbashkët në samitin e Brukselit është një hap tjetër drejt progresit, por edhe një sinjal i qartë se pavarësisht pengesave të shumta, ne vazhdojmë të japim një kontribut konstruktiv në rrugën e integrimit evropian”, thuhet më tej në njoftim.

Tre liderët jane te vetëdijshëm se temat e diskutimit nuk do te jene te lehta, por ata do te marrin pjese per te treguar përkushtimin drejt rrugës se integrimit.

“Jemi të vetëdijshëm se temat që do të diskutojmë në samit nuk do të jenë të lehta, por pjesëmarrja jonë do të tregojë dhe konfirmojë edhe një herë përkushtimin tonë në rrugën evropiane të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

“Gjithashtu u ra dakord që në takimet në Bruksel do të vazhdojmë të luftojmë për dialogun si modelin kryesor dhe të vetëm korrekt për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura, me përpjekje për të forcuar besimin e ndërsjellë dhe për të intensifikuar komunikimin me zyrtarët e Unionit, gjithçka për të vazhduar luftën, për një jetë më të mirë të qytetarëve tanë”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT