11.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Jep dorëheqjen CEO i kompanisë së dytë më të madhe të naftës në Rusi, menjëhere pasi bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës

Vagit Alekperov , një nga njerëzit më të pasur të Rusisë ka dhënë dorëheqjen si CEO i Lukoil, kompania e dytë më e madhe e naftës në vend.

Në një deklaratë të shkurtër, Lukoil tha sot se Vagit Alekperov kishte informuar kompaninë për vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen si drejtor dhe president i kompanisë, ndërsa arsyeja e një vendimi të tillë nuk është bërë e ditur.

Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi ndaj tij janë marrë sanksione nga Mbretëria e Bashkuar dhe shtatë javë pasi Lukoil prishi marrëdhëniet me Presidentin Vladimir Putin dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, raportoi CNN.

Në një deklaratë për aksionerët, stafin dhe klientët më 3 mars, bordi i drejtorëve të Lukoil tha se po bën thirrje për përfundimin sa më të shpejtë të konfliktit të armatosur.

“Ne shprehim ndjeshmërinë tonë të sinqertë për të gjitha viktimat, të cilat janë prekur nga kjo tragjedi. Ne mbështesim fuqimisht një armëpushim të qëndrueshëm dhe një zgjidhje të problemeve përmes negociatave serioze dhe diplomacisë”, shtoi bordi.

Lukoil prodhon më shumë se 2% të naftës së papërpunuar në botë dhe punëson mbi 100,000 njerëz.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...

Stuhia “Teresa” godet Ishujt Kanarie: Përmbytje, valë gjigante dhe kaos në fluturime

0
Stuhia e fuqishme “Teresa” ka përfshirë Ishujt Kanarie në Spanjë, duke sjellë reshje intensive, erëra të forta dhe borë në zonat malore të Tenerife,...

Ambasadori gjerman: Zbatimi i ligjit në Kosovë kyç për integrimin në BE, pa penguar...

0
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolf, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të ligjit për të huajt dhe automjetet në të gjithë territorin e...

Studimi: Aktivitetet mendore mund të vonojnë Alzheimerin deri në 5 vite

0
Një studim i publikuar më 11 shkurt 2026 në revistën Neurology ka nxjerrë në pah rolin kyç të aktiviteteve mendore në vonimin e shfaqjes...