Lista e pjesëmarrësve të edicionit të tretë të Ferma VIP po kompletohet, dhe këtë herë vëmendja bie mbi këngëtaren e njohur Jonida Maliqi. Me një karrierë të pasur muzikore dhe me prezencë të fortë në skenën shqiptare, Jonida tashmë do të shfaqet në një dimension më njerëzor dhe më të thjeshtë, duke iu afruar më shumë publikut pas pauzave të zgjatura nga ekrani dhe mediat.
Pasi për dy vitet e fundit mori pjesë në Kënga Magjike me këngë të fuqishme dhe me mesazh, tani Jonida do të tregojë një tjetër anë të saj, larg syrit të mediave, duke kombinuar pasionin për artin me eksperiencën e jetës në fermë.






