5.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Jorida Tabaku uron për Vitin e Ri dhe bën thirrje për bashkëpunim në ndryshimet përmes vlerave demokratike

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një video-mesazhi në Facebook, ka uruar shqiptarët për vitin e ri 2024. Ajo cilësoi vitin që po lëmë pas si të vështirë për vendin dhe bëri thirrje për bashkëpunim për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë për të ardhmen e shqiptarëve.

“Ndërsa jemi pranë orëve të fundit të ndërrimit të viteve, më kujtohet jo pak fëmijërinë time dhe se si kjo festë kthehej në një pikë të vogël shprerre në errësirën e madhe të vitit. Në një shpresë që lidh familje dhe krijon një komunitet që ashtu i fortë qëndron me shpirtin e mbushur me shpresë dhe me forcën se mund të ndryshojmë për mirë. Se e nesërmja do jetë ndryshe.

Në këto kohë të vështira dhe sfiduese, teksa vendi jonë ndodhet në një kryqëzim të pakërkuar, teksa shpreson për ndryshimin edhe reformat e shumëkërkuara që në fakt do të ishin një riangazhim për vlerat tona demokratike. Ato vlera që nuk janë thjesht ideale politike; por janë themeli mbi të cilat ne mund të ngremë një të ardhme që realisht jehon ëndrrat dhe aspiratat e çdo shqiptari.

Ndërsa nisim këtë rrugëtim të ri në vitin 2024, na duhet të kemi në mendje se si mund të ndërtojmë një Shqipëri më të mirë dhe të ndërtojmë Europën këtu, se si mund të ndryshojmë. Për një të ardhme të tillë, ne patjetër duhet të bashkohemi rreth personave që mbartin mbi vete vlera. Rreth personave që mund të sjellin diçka tjetër të re. Ne duhet të shohim përpara dhe t’u ofrojmë shqiptarëve një të ardhme që nuk ka hijet e të shkuarës. Ne duhet të angazhohemi për të ofruar më të mirën. Të kalojmë edhe mbi veten tonë dhe të shohim ç’mund të bëjmë më mirë, më ndryshe” – u shpreh mes të tjerash, Tabaku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT