14.5 C
Tiranë
Sunday, January 18, 2026
spot_img

“Ju nuk jeni gazetar, jeni një sharlatan i majtë” – Përplasje e fortë në Shtëpinë e Bardhë mes Karoline Leavitt dhe reporterit britanik

Një moment tensioni dhe përplasjeje verbale u regjistrua së fundmi në Shtëpinë e Bardhë gjatë një konference për shtyp të zëdhënëses së presidentit Donald Trump, Karoline Leavitt, e cila reagoi ashpër ndaj një gazetari britanik pas një pyetjeje që ajo e cilësoi të njëanshme.

Gjatë komunikimit me mediat, Leavitt i dha fjalën gazetarit Niall Stanage, i cili u ndal te vrasja e Renee Nicole Goodman, 37-vjeçares që u qëllua për vdekje më 7 janar 2026 nga një agjent i agjencisë së emigracionit ICE. Gazetari e përshkroi ngjarjen si “të pamenduar dhe të pabazë”, deklaratë që shkaktoi reagim të menjëhershëm nga zëdhënësja.

“Pse mendoni se ishte e pamenduar dhe e pabazë?”, e pyeti Leavitt. Stanage u përgjigj se “agjenti i ICE-së veproi pa menduar dhe e vrau gruan menjëherë”, çka mjaftoi për të acaruar më tej situatën.

“Ju nuk jeni gazetar. Thjesht prezantoheni si gazetar në këtë dhomë dhe kjo shihet qartë nga tendenca e pyetjes suaj. Ju dhe njerëzit e medias që keni këtë lloj njëanshmërie, por pretendoni se jeni gazetarë, nuk duhet të ishit fare këtu”, deklaroi Leavitt, duke e quajtur reporterin “një sharlatan të majtë”.

Ajo shtoi se gazetari po sillet si aktivist politik dhe sulmoi mediat që, sipas saj, kanë një qasje të shtrembëruar dhe të njëanshme ndaj administratës Trump.

Ngjarja e vrasjes së Renee Nicole Goodman ka shkaktuar protesta dhe debate të forta në nivel kombëtar mbi përdorimin e forcës nga agjencitë federale. Familja e 37-vjeçares ka kërkuar hetim të plotë dhe drejtësi, ndërsa rasti vijon të mbetet në qendër të vëmendjes publike dhe politike në SHBA.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Rrezik për fëmijët” – AKU tërheq nga tregu disa formula ushqimore pas zbulimit të...

0
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të disa produkteve të formulës për fëmijë, pas një alarmi të ardhur...

“Viti 2016 ishte më i lidhur dhe më njerëzor” – pse nostalgjia për të...

0
Në fillim të vitit 2026, rrjetet sociale rikthejnë nostalgjinë për vitin 2016, duke u bërë një trend masiv që kap përdoruesit, sidomos mijëvjeçarët. Sipas...

“Gjatë prangosjes i gjetën mbi 1 kilogram kokainë” – Arrestohet Ervin Kaftiraj në Tiranë

0
Një operacion i zhvilluar nga Sektori i Antidrogës në Tiranë përfundoi me arrestimin e Ervin Kaftiraj, i cili u kap në një restorant të...

“Tentoi të nxirrte 38 mijë dollarë pa i deklaruar, gjendet edhe 35 mijë euro...

0
Një rast i mosdeklarimit të shumave të mëdha të parave në kufi u evidentua nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, ku një...

“SPAK ndalon 10 persona në Tiranë, dy të tjerë në kërkim” – Detaje nga...

0
Kontrolle të mëdha u zhvilluan mbrëmë nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane në një godinë luksoze pranë rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë. Sipas burimeve,...