Aktori i njohur britanik Jude Law ka mahnitur audiencën me transformimin e tij për të portretizuar Vladimir Putinin në filmin e ri “Magjistari i Kremlinit”, i cili pati premierën botërore këtë të premte në Festivalin e Filmit në Venecia.
Filmi, i bazuar në romanin bestseller të Giuliano da Empoli, hedh dritë mbi mekanizmat e pushtetit në Rusi. Në qendër të rrëfimit është Vadim Baranov, një strateg i errët i Kremlinit, i luajtur nga Paul Dano, frymëzuar nga ish-këshilltari Vladislav Surkov, një nga figurat më misterioze të politikës ruse.
Përmes historisë, filmi tregon ngritjen e Putinit drejt pushtetit absolut dhe mënyrën se si ai ndërton një sistem kontrolli përmes manipulimit dhe frikës. Roli i Jude Law ka tërhequr vëmendje jo vetëm për ngjashmërinë fizike, por edhe për portretizimin e një figure komplekse dhe polarizuese në arenën ndërkombëtare.
Premiera në Venecia ka nxitur diskutime të gjera mbi fuqinë dhe ndikimin e Kremlinit, ndërsa performanca e Law pritet të bëhet një nga pikat më të komentuar të festivalit.






