7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Julian Deda dhe Xhemi Shehu: Moderatorët e rinj të “Fiks Fare”, ‘Portokallia’ një dashuri e vjetër

Sezoni i ri i emisionit investigativ “Fiks Fare” sjell dy figura të njohura të publikut shqiptar, Julian Deda dhe Xhemi Shehu, si moderatorët e rinj. Në një intervistë të mëngjesit në emisionin “Wake Up”, ata ndanë emocionet dhe pritshmëritë e tyre për këtë eksperiencë të re televizive.

Gjatë bisedës, Xhemi Shehu foli jo vetëm për “Fiks Fare”, por edhe për përvojën e saj të mëparshme në spektaklin humoristik “Portokalli”. Ajo la të hapur mundësinë për një rikthim të mundshëm në këtë format, duke luajtur ndonjë rol së bashku me Julian Dedën. “Portokallia është dashuria ime e vjetër,” tha ajo me entuziazëm.

E pyetur për atë që do t’i mungojë më shumë nga “Portokallia”, Xhemi nuk mundi të mbante emocionet dhe u përgjigj e mallëngjyer:

“Do më mungojnë të gjithë kolegët. Janë shumë të mirë dhe i dua shumë. I uroj shumë suksese Nevinës, e di që do shkëlqejnë dhe do jenë shumë mirë.

Lotët dhe emocionet e saj treguan sa shumë i vlerëson ajo kolegët e saj të mëparshëm dhe ekipin e “Portokallisë”, me të cilët ka ndarë shumë vite të suksesshme në televizion.

Për publikun, rikthimi i dy figurave të njohura si Julian Deda dhe Xhemi Shehu në një emision si “Fiks Fare” është një lajm i mirëpritur, duke premtuar një sezon plot energji dhe profesionalizëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...