10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Julian Sinanaj është “veza e artë” e policisë shqiptare/Eugen Beci:Sinanaj është një nga personat e penduar të drejtësisë më të rëndësishëm

Për ish-prokurorin e Krimeve të Rënda, Eugen Beci, Julian Sinanaj është “veza e artë” e policisë shqiptare këto 30 vite. Beci tha se Sinanaj është një nga personat e penduar të drejtësisë më të rëndësishëm që ka Shqipëria, i cili ka dhënë detaje për një sërë krimesh të ndodhura në vendin tonë.

“Unë po flas që në momentin e parë që kemi marrë sinjalin që Ndriçim Gjokona ishte serioz për t’u ndjekur. E morëm nga policia e cila ishte në ndjekje të disa personave. Nuk e besonin Ndriçimin dhe me të drejtë nuk e besonin se mbase nuk kishte vlerë. Më kupton?

U ndoq këmba këmbës personi tjetër. Po e them me përgjegjësi, në rast se ka Shqipëria ndonjë person të penduar të rëndësishëm, Julian Sinanaj, ka qenë “veza e artë” e policisë shqiptare këto 30 vite. 25 vjet (burgim) i mori sepse u prish marrëveshja. Marrëveshja u prish për mosbesim në organet e drejtësisë”, u shpreh Beci.

Çështja e dënimit të Sinanajt me 25 vjet burgim u bë temë debati me ish-prokurorit dhe gazetarit Artan Hoxha. Gazetari u shpreh se marrëveshja e bashkëpunimit me drejtësinë me Sinanajn u prish sepse ky i fundit ka nxjerrë gjëra shumë të mëdha.

Por ish-prokurori Beci tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se marrëveshja është prishur për shkak se Sinanaj ka nisur të dyshojë në besueshmërinë e organeve të drejtësisë. Po ashtu, Beci tregoi se si ka dalë në publik fotoja e kartës së identitetit të Julian Sinanajt.

Artan Hoxha: Pse u prish marrëveshja me Julian Sinanajn që është vrasësi me pagesë më i trajnuari që ne kemi parë deri më tani në gjykim. Pse u prish marrëveshja me Julian Sinanajn?

Sepse, unë kam një regjistrim të asaj që ka thënë ai, por krijon shumë problem ajo, sepse kur ka dhënë deklarim ai, policia dhe prokuroria kanë marrë ça kanë dashur këta dhe jo ça ka thënë ai.

Ai ka nxjerrë gjëra shumë të mëdha. Julian Sinanaj ka nxjerrë gjëra shumë të mëdha. Ça i kanë thënë këta? I kanë thënë stop, deri këtu. Këto tjerat mbaji për vete se nuk na duhen.

Eugen Beci: Nuk duhet të spekulojmë. Është marrë gjithçka!

Artan Hoxha: Pse u prish marrëveshja

Eugen Beci: Ta them unë. Marrëveshja u prish sepse filloi të krijojë dyshime në besueshmërinë e organeve të drejtësisë. Këtë përktheje ti se çfarë dua të them unë. Për Julian Sinanajn dua t’ju tregoj një detaj shumë interesant të policisë dhe medias.

Tentuam se kishim disa ditë që e kishim shoqëruar dhe i thamë policisë mos nxirr konferencë për shtyp sepse duhej mbajtur shumë sekret. Çfarë ndodhi? Policia e Shtetit kur bëri konferencën për shtyp kapëm dy persona për armëmbajtje pa leje dhe në tavolinën e provave materiale la dhe kartën e identitetit të Julian Sinanajt. Dhe aty e mori shtypi!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...