7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Justin Bieber distancohet nga hetimet ndaj Diddy: “Nuk ka pasur abuzim”

Justin Bieber është përmendur së fundmi në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj producentit të njohur Sean “Diddy” Combs, duke rikthyer në qendër të vëmendjes marrëdhënien e hershme mes këngëtarit dhe producentit gjatë viteve të adoleshencës.

Spekulimet nisën pasi u rishfaqën disa materiale arkivore ku Diddy flet për lidhjen e tij me Bieber-in në mënyrë që sot, në dritën e akuzave serioze ndaj tij, interpretohet ndryshe. Një shembull është intervista e vitit 2011 te “Jimmy Kimmel Live!”, ku Diddy shprehej me ironi: “Justin e di më mirë sesa të flasë për ato që bën me Big Brother Puff në televizion kombëtar” — një koment që ka ringjallur debat në rrjet.

Po ashtu, është rikthyer në qarkullim edhe një video e vitit 2009, ku Diddy i premtonte 15-vjeçarit Bieber se do ta linte të ngiste një nga makinat e tij luksoze kur të mbushte 16 vjeç, duke shtuar se do kalonin “48 orë bashkë”, diçka që e përshkruante si “ëndrra e çdo adoleshenti”.

Megjithatë, burime të afërta me Bieber-in kanë reaguar duke i hedhur poshtë me forcë spekulimet. Përfaqësues të këngëtarit i kanë thënë TMZ se “nuk ka pasur kurrë sjellje të papërshtatshme apo abuzim nga Diddy ndaj Justin Bieber.” Ata shtuan se komentet e dikurshme janë nxjerrë nga konteksti dhe se në të vërtetë Bieber kishte më shumë marrëdhënie miqësore me fëmijët e Diddy-t sesa me vetë producentin.

Në një deklaratë zyrtare, përfaqësuesi i Bieber tha:
“Edhe pse Justin nuk është viktimë e Sean Combs, ka individë që janë dëmtuar vërtet nga ai. Të zhvendoset fokusi nga kjo e vërtetë, dëmton drejtësinë që ata meritojnë.

Kjo deklaratë synon të mbyllë spekulimet në lidhje me përfshirjen e Bieber-it, ndërkohë që hetimet ndaj Diddy vijojnë të zgjerojnë rrethin e të përmendurve në industrinë e muzikës dhe të argëtimit në SHBA.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...