10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Juventus super goditje në merkaton e janarit ,dështon marrëveshja 50 milionëshe

Juventus ka realizuar një super goditje në merkaton e janarit duke siguruar shërbimet e Dusan Vlahovic, sulmues që kërkohej nga gjysma e Europës.

Tani duhet parë përpara dhe duhet rindërtuar mesfusha. Prej muajsh flitet për një përmirësim cilësor në atë rol. Nuk ka mjaftuar as blerja e Manuel Locatelli-t nga Sassuolo që të sistemonte situatën.

Objektivi për verën e ardhshëm është Aurelien Tchouameni, një mesfushor i kompletuar, modern dhe… francez. Jo një gjë e mirë për italianët, por një gjë pozitive për dinamikat e futbollit ndërkombëtar duke parë sa mirë po bëjnë francezët me kombëtaren e tyre.

Cilësitë e lojtarit janë para syve të të gjithëve dhe paraqitjet e tij nuk kanë tërhequr vetëm vëmendjen e Juventus-it, por edhe të disa klubeve më të mirë të Europës.

Në fakt, mesfushori ka përfunduar edhe në shënjestrën e Real Madrid. Prej disa javësh flitet për një marrëveshje mes Los Blancos dhe mesfushorit për një transferim verën e ardhshme, por këto zëra janë përgënjeshtruar tani.

Sipas Le Parisien, në fakt, nuk ka asnjë marrëveshje formale për futbollistin, vlerësimi i të cilit ka shkuar në 50 milionë euro. Një lajm shumë i mirë për PSG-në, që vazhdon ta ndjekë futbollistin e Monaco, por edhe për Juventus-in.

Është e vërtetë se çmimi është shumë i lartë për arkat e klubit bardhezi, por torinezëve u duhet një goditje cilësore në atë zonë të fushës: një mundësi që ndoshta nuk vjen rastësisht dhe që drejtuesit bardhezinj mund ta shfrytëzojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...