Juventusi ka fituar derbin kundër Napolit me rezultatin 1:0 dhe ka zënë kryesimin në tabelë, paktuar derisa Interi të luajë ndeshjen e kësaj jave ndaj Udineses. Federico Gatti shënoi golin vendimtar në minutën e 51-të për “Zonjën e Vjetër”.
Edhe pse Victor Osimhen shënoi për Napolin në minutën e 71-të, goli i tij u anulua për shkak të pozitës jashtë loje. Kjo fitore e dytë rresht bën që Juventus të kryesojë tabelën me 36 pikë, një pikë më shumë se Interi, i cili do të luajë ndaj Udineses nesër. Napoli renditet në vendin e pestë me 24 pikë.
Golin e vetëm dhe të tri pikëve për “Zonjën e Vjetër” e shënoi Federico Gatti (51′).
Vlen të theksohet se për Napolin shënoi Victor Osimhen (71′), por që goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.
Juventusi pas kësaj fitore ka 36 pikë dhe tani prin në tabelë, me një pikë më shumë se Interi, që nesër mbrëma pret Udinesen në “Guiseppe Meazza”. Napoli renditet i pesti me 24 pikë.