Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi në protestën e sotme para Universitetit të Arteve, tha se kërkesat e tyre kryeministri i quajti ultimatume, duke shtuar se pagat e pedagogëve nuk janë në përputhje me tregun e punës.
Sipas tij, Profesorati “është keqtrajtuar në vijimësi”, teksa ka shpjeguar se si qeveria “zhvat” paratë e pedagogëve përmes taksës progresive.
“Ne u goditëm rëndë nga hierarkia e tatimit progresiv. Nuk mund të më tatosh 23% se për fajin tënd pagesën supoementare ma ke dhënë në fund të vitit, më ke mbajtur rrogën e aty i fut 23% tatim diferencës. Këtë po themi cdo vit e nuk keni vepruar. Dhe këtu kemi pasur një zhvatje, se kur ti me papërgjegjshmërinë tënde se ke bëër një formular aty e unë paguhem padrejtësisht, mundësisht do kërkojmë dhe ato që na kanë marrë në bazë të llogaritjeve të viteve të kaluara”.
Një asistent në universitet ta dinë njerëzit që paguhet kur hyn në universitet 595 mijë lekë të vjetra në muaj. Ti kërkosh informaticienit që ka dalë me 10 app arkitektit mos puno në treg që e ka 2 milion.
Shifra maksimale 960 mijë lekë e profesorit. Pra 800 euro profesori me 40 vjet punë.
Ta krahasojmë me Kosovën asistenti atje e ka 700 euro. Ai që paguhet 800 euro këtu në Kosovë është me 1400 euro”.
Ndërsa foli dhe për përgjysmimin e pagesës për orët suplementare.
“Pagat e profesoratit janë cunguar për shkak të shtesave suplementare, një profesor në Kosovë tha është për të qarë sistuata në Shqipëri. Këta tani e bënë dhe leksionin sa seminari, 1 me 1. Ka qenë mos vlerësimi për ne që ka arritur në këtë përfundim”
Një tjetër problem që ngriti ai është edhe se si një profesor që ka kontribuuar 40 vjet, “nuk respektohet nga shteti se i thotë ti maksimumi 15 vjet i vjetër je. Vjetërsia paguhet deri në 15 vjet. Kur në Kosovë vjetërsia nuk ka ndalim. E kemi 0.5%, ne kemi kërkuar 1 % për 25 vjet”.