23.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

‘ Ka kaluar nga parlamenti në ballkon’, Rama ironizon sjelljen e opozitës

Pas mbledhjes së qeverisë në Lezhë, Kryeministri Edi Rama ka komentuar sjelljen e opozitës në parlament duke e krahasuar atë me qasjen tradicionale të parlamentarizmit. Sipas Ramës, qasja ndaj parlamentit do të mbetet e njëjta si në fillimet e Greqisë së Lashtë apo në Romë, ku debati ishte qendër e vëmendjes dhe nuk përfshinte elementë fizikë si boksi apo hedhja e gjylës.

Kryeministri ka ironizuar opozitën duke thënë se problemi i tyre është fiziologjik dhe jo filozofik, duke e lidhur këtë me një pretendim se ish-Kryeministri Berisha ka probleme me drejtësinë. Rama ka theksuar se qeveria është gati për të diskutuar dhe luftuar me argumenta në parlament, por jo me elementë fizikë.

Edi Rama:

Qasja ndaj parlamentit është qasja e përcaktuar qysh kurse grekët e lashtë ndërtuan skenën e parë të shkëmbimit të opinioneve dhe hapën siparin e historisë dhe demokracisë, në atë skenë nuk përfshiheshin mundja, boksi dhe aktivitet me natyrë fizike përveç qëndrimit në këmbë apo ulur,. Grekët ishin atletë dhe e kishin atletikën dhe sportet në qëndër të vëmendjes. Kishin pista atletike dhe stadiume për aktivitetet dhe kishin skenën e debatit demokratik për aktivitetin mendor. Kështu që nuk më rezulton parlamentarizmin të ketë pasur në ndonjë moment ndonjë ndryshim në këtë aspekt. Nuk më rezulton që të ketë kaluar në faza ku të pranohet bashkëjetesa e sporteve fizike me të drejtës së fjalës dhe me garantimin e së drejtës së tjetrit për të folur. Do qasemi si grekët romakët, britanikët dhe të gjithë ata që gëzojnë sot demokracinë që kanë në parlamente. Për sa kohë përballë do kemi shëmbëlltyra keqkuptimi të madh midis sportit fizik dhe natyrës boks, mundje hedhje gjyle apo ndezje flakadanësh për lojëra olimpik ne do votojmë dhe do largohemi. Shprehim keqardhjen për qytetarët që ata të jenë aty për ta luftuar me argumenta. Sepse lufta fizike nuk bëhet për asnjë problem të natyrës filozofike apo intelektuale. Është një problem njerëzor por jo i kësaj shoqërie i këtij vendi. Problem me drejtësinë i një individi që ka kaluar nga parlamenti në ballkon. Dhe që pret nga parlamenti përplasje. Siç rrinin ata në Romë dhe i thonin skllevërve përplasuni me luanët. Jemi të gatshëm për çdo diskutim me premisën që keqkuptimi fizik i jetës parlamentare të zgjidhet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT