8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

“Ka sfiduar ngrehinën institucionale të politikës ndërkombëtare”/ Rama: “Shqipëria nuk ka varësi ekonomike me Rusinë si vendet e tjera të NATO-s”

Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë të jashtëzakonshme pas përfundimit të samiti i NATO-s për situatën në Ukrainë.

Rama thotë se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka goditur të drejtën ndërkombëtare dhe ka sfiduar politikën.

Rama e ka konsideruar tragjike atë ccfarë po ndodh. Ndërkohë gjatë fjalës së ti Rama tha se ndryshe nga vendet e tjera të NATO-s Shqipëria nuk ka varësira ekonomike me Rusinë por nuk është krejt pa lidhje të kësaj natyre qoftë me Rusinë qoftë me Ukrainën.

“Ne jemi pjesë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe vetëm kaq, por jemi bashkë penëmbajtës me OKB në Këshillin e Sigurimit. Këtë e ka bërë me dije qëndrimin tonë që në minutat e para pas fillimit të sulmit në instancën më të lartë të politikës ndërkombëtare. Ne ndjekim me keqardhje këto zhvillime duke pasur në zemër dhe në mendje njerëzit në Ukrainë, ashtu sikundër lidershipin ukrainas që kërcënohet drejtëpërdrejtë për vetë jetën. Nuk e di a ndoqët gjatë ditës, qoftë Presidentin Zelensky, tanimë i veshur me uniform ushtarake dhe në fushën e luftës, apo ish-Presidentin Poroshenko që gjendej i armatosur në një lagjet e Kievit. Është një situatë realisht tragjike, por nga ana tjetër është një zhvillim i cili ka sfiduar të gjithë arkitekturën e sigurisë në Europë. Ka sfiduar ngrehinën institucionale të politikës ndërkombëtare, duke goditur themelin e saj, drejtën ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar.

Sot në samit është kurorëzuar një punë dhe një komunikim intensive që kemi pasur gjatë këtyre orëve dhe ditëve.Sekretari i Përgjithshëm i bëri të ditura konkluzionet e samitit, mu duk e udhës për të zhvilluar këtë konferencë të jashtëzakonshëm. Për të folur për implikimet e kësaj lufte mbi Shqipërinë. Ndryshe nga shumë vendeve të tjera të NATO-s nuk ka varësira të konsiderueshme të natyrës ekonomike apo tregtare me Rusinë, por nuk është krejt pa lidhje të kësaj natyre. Qoftë me Rusinë apo Ukrainën që urojmë dhe shpresojmë që të kthehet në një normalitet. Është shumë larg sot nga normaliteti. Sot është më e qartë se sad je ajo që ka filluar të ndihet muaj më parë, me krizën e çmimeve të energjisë. Me rritjen eksponenciale të çmimeve të gazit” – tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...