5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Kaja Kallas kritikon pjesëmarrjen e Vuçiçit në Paradën Ushtarake në Moskë

 

Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka kritikuar ashpër pjesëmarrjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, në paradën ushtarake në Moskë, ku ai mori pjesë krah presidentit rus, Vladimir Putin. Në një deklaratë të bërë nga Varshava, Kallas theksoi se shtetet anëtare të BE-së kanë shumë pyetje rreth kësaj pjesëmarrjeje dhe për Vuçiçin, përkatësisht se kush është vërtet mik i Serbisë.

“Nga ana pozitive, ushtria serbe nuk po merr pjesë në paradë. Kjo do të kishte qenë një nivel tjetër, por sigurisht që mbetet në ndërgjegjen e këtyre njerëzve që shkojnë krah për krah me Putinin, i cili po zhvillon luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Kallas. Ajo shtoi se shtetet anëtare të BE-së nuk po e “përtypin lehtë” këtë veprim dhe se kanë shumë pyetje për liderët që vazhdojnë të mbështesin Putinin.

Pjesëmarrja e Vuçiçit në paradën e Moskës ka shkaktuar reagime të ashpra nga BE, e cila kishte kërkuar që liderët e vendeve që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, përfshirë presidentin serb, të shmangin pjesëmarrjen në ngjarje të tilla për shkak të agresionit të paprovokuar rus ndaj Ukrainës. Megjithatë, presidenti Vuçiç ka vendosur të injorojë paralajmërimet dhe të marrë pjesë në ceremoni, duke përkeqësuar më tej tensionet me Bashkimin Evropian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...