10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Kalonin emigrantë të paligjshëm drejt Malit të Zi, në pranga tre persona

Tre persona në pranga dhe dy në kërkim ka qenë bilanci i arrirë nga goditja e një rasti për kalimin e emigrantëve të paligjshëm të kufirit dhe një tjetër për kultivim kanabisi në Tiranë. Policia bën me dije se në banesën e një prej të arrestuarve, Erzen Prendit, u gjetën 9 emigrantë që do transportoheshin drejt kufirit me Malin e Zi ndërsa në banesë iu gjetën 114 kubikë fara kanabisi gati për kultivim. Si rezultat i operacionit u bë i mundur arrestimi i Erzen Prendi, Beqir Hasani dhe Anisa Ramajt. Emigrantët janë nën hetim në gjendje të lirë. Policia e Tiranës ka sekuestruar 114 kubikët, 2 automjete që përdoreshin për transportimin e emigrantëve dhe 2 aparate celulare.

Nga veprimet hetimore, policia konstatoi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta 3 të rinj në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtronin veprimtarinë kriminale e dhënies ndihmë të emigrantëve për të kaluar kufirin kundrejt pagesës.
Ata transportonin emigrantë të paligjshëm, nga Saranda në Tiranë, i strehonin disa ditë në Pezë Helmës dhe më pas i transportonin ata drejt kufirit me Malin e Zi, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin në vendet e BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...