14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Kam tentuar disa herë të shkoj,kam ndryshuar mendjen”, Eneda Tarifa rrëfen periudhën e depresionit

Në një intervistë televizive, këngëtarja **Eneda Tarifa** ndau momente të sinqerta nga jeta e saj personale, duke folur për periudhat e vështira emocionale që ka kaluar. Ajo tregoi se ka kaluar një fazë depresioni, të cilën nuk e kishte kuptuar menjëherë. “Ka pasur një periudhë kur e kuptova më vonë që kisha kaluar depresion. Në atë kohë nuk e dija, por shenjat dhe simptomat që ndjeja ishin të lidhura me depresionin. Nuk ishte një depresion i rëndë, por gjithsesi një fazë e ndërlikuar për mua,” tha Eneda.

Ajo përmendi gjithashtu momente ankthi dhe mendime që e bënin të pyeste veten: “Pse jam këtu, pse ekzistoj?” dhe ndiheshin frikëra për jetën. Ajo theksoi se këto janë ndjesi që çdo person mund t’i përjetojë në momente të caktuara të jetës. Megjithatë, Eneda pranoi se nuk ka shkuar asnjëherë te një psikolog, edhe pse ka menduar disa herë të bëjë një gjë të tillë.

“Kam tentuar disa herë të shkoj. Kam lënë orare, por gjithmonë në momentin e fundit e kam ndryshuar mendjen. Nuk kam qenë gati të pranoj që dikush tjetër të dëgjojë ato që kam brenda meje. Ndoshta është një ndjenjë që lidhet me mentalitetin tonë, sepse në Shqipëri ende ekziston një lloj tabuje për të kërkuar ndihmë psikologjike,” tha ajo.

Pavarësisht mosdëgjimit të një profesionisti, Eneda theksoi se ka arritur të kalojë këto momente të vështira përmes muzikës, e cila ka qenë një formë terapi për të. Ajo bëri apel që kush ka nevojë për mbështetje psikologjike, duhet të kërkojë ndihmën e duhur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...