10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Kamion përplas transformatorin në Pogradec, zona ngelet pa drita

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bucimas të Pogradecit, ku një kamion ka goditur dhe dëmtuar rëndë transformatorin e energjisë elektrike në zonë. Grupet e punës të OSHEE kanë reaguar menjëherë dhe kanë mbërritur në vendngjarje për të nisur punën për riparimin e dëmit.

Sipas informacioneve të para, procesi i riparimit mund të zgjasë disa orë dhe po shqyrtohet mundësia e instalimit të një transformatori të ri në këtë zonë për të parandaluar ndërprerje të mundshme të furnizimit me energji.

Fatmirësisht, nuk janë raportuar persona të lënduar, megjithëse transformatori ndodhet shumë afër banesave, duke e bërë situatën më të rrezikshme. Aktualisht, forcat e policisë po punojnë për të identifikuar dhe gjetur drejtuesin e kamionit, i cili ka shkaktuar dëmin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...