10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Kamioni del nga rruga dhe përfundon në kanal në “Rrethrrotullimin e Levanit” – Drejtuesi shpëton pa lëndime

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e njohur si “Rotondo e Levanit”, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se bllokimi i timonit gjatë lëvizjes ka shkaktuar humbjen e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit, i cili nuk ka mundur të manovrojë për të shmangur devijimin e papritur të kamionit.

Fatmirësisht, drejtuesi i kamionit ka dalë pa lëndime, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Kamioni, i ngarkuar me enë kuzhine, ka pësuar dëmtime të shumta si pasojë e përplasjes dhe rënies në kanal.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Ende nuk dihet nëse incidenti është shkaktuar nga defekt teknik apo nga ndonjë faktor tjetër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...