Një kamion i tonazhit të rëndë u përfshi nga flakët mesditën e së enjtes në Lezhë, pranë fabrikës së tullave. Mjeti ishte i parkuar në momentin e ngjarjes, ndërsa sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një defekt teknik.
Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar dhe dëmet janë vetëm materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të zjarrit.






