-1.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Kamioni me drejtues shqiptar sulmohet me gurë nga serbët e Kosovës në Zveçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së djeshme një kamion me mallra nga Shqipëria, është gjuajtur me gurë nga rreth 6 persona. Drejtuesi i kamionit nga Shqipëria bën me dije se është sulmuar nga 6 persona në Rudar të Zveçanit.

Për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale të derës së kamionit. Ndërsa agresorët jan larguar në drejtim të paditur.
Ndërkohë NATO tha se po ndërmerr të gjitha hapat për të ofruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes në veri të Kosovës. Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, shtoi se misioni i aleancës ushtarake perëndimore në Kosovë, KFOR, merr “shumë seriozisht” ngjarjet në veri të Kosovës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT