11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Kanabis ‘premuim’ me postë nga Kalifornia në Tiranë, pranga 2 të rinjve!

Brenda dy javësh, agjentët e Antidrogës kanë kapur dy raste të trafikut të kanabisit me postë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Droga e cilësisë së lartë ishte e fshehur brenda kutive postare dhe ka mbërritur në vendin tonë pas një porosie nga brenda vendit.

Pas sekuestrimit të drogës, dy të rinj, Jurgest Luzi, 27 vjeç, dhe Skënder Vata, 24 vjeç, të dy banues në Kamëz, janë arrestuar nga policia.

Skënder Vata dyshohet se ka qenë organizatori i skemës së futjes së drogës me postë dhe kishte përfshirë edhe Jurgest Luzin për të marrë lëndën narkotike nga posta.

Emri i personit të dërgimit nga qyteti i Korçës po verifikohet për të zbuluar nëse është i përfshirë në këtë skemë.

Këta shtetas dyshohet se kanë trafikuar lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kg e 200 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe celularët e shtetasve të arrestuar”, njofton policia.
Kjo skemë e tillë ngre edhe pikëpyetjen se përse porositet droga përtej oqeanit?! Në fakt, ky kanabisi i sekuestruar është i një cilësie shumë të lartë, me nivel të lartë THC.

Pra, një lloj kanabisi më cilësor se ai që mbillet në Shqipëri, një arsye që duket se nxit edhe porositë për ta sjellë atë nga SHBA në vendin tonë. Ky lloj kanabisi ka efekte më të larta pas përdorimit, përgjumje, eufori dhe qetësues më i mirë i dhimbjeve.
Kanabisi me përmbajtje të lartë THC që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, është i destinuar për tregun vendas, për shitje, dhe vetëm një gram kap vlerën e 50 eurove.

Burime bëjnë me dije se lënda narkotike blihet me çmim të ulët në SHBA, me 10 mijë dollarë kilogrami, por kur sillet në vendin tonë shitet me vlerë marramendëse që shkon deri në 50 mijë euro kilogrami.

Sjellja e kanabisit me përmbajtje të lartë THC nga SHBA është bërë fenomen në muajt e fundit dhe një shqetësim i vazhdueshëm për autoritetet, të cilat kanë shtuar kontrollet nëpër posta.
E njëjta skemë u godit edhe më 20 mars, kur përmes kutive postare ishte trafikuar, nga SHBA në Tiranë, 1 kg e 600 gr kanabis.

Një 27-vjeçar ra në pranga, Ilir Sefa, ndërsa bashkëpunëtori i tij u shpall në kërkim. Në të dyja rastet, droga e porositur ishte e cilësisë ‘premuim’, me THC të lartë, përbërësi kryesor psikoaktiv i kanabisit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kurti fton opozitën për takim pas vendimit të Kushtetueses mbi zgjedhjen e presidentit

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi dje se do t’i ftojë liderët e partive opozitare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri...

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i fshehur pas sulmeve ndaj...

0
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të premten se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur dhe me shumë...

SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

0
Qeveria e SHBA-së ka njoftuar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në identifikimin ose arrestimin e udhëheqësve...

Zelensky: “Lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës ruse i jep Moskës 10 miliardë dollarë për...

0
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, kritikoi administratën e...

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...