14.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Kancelari gjerman dhe Erdogan kërkuan armëpushim: “Tërësisht në unanimitet në dënimin e ndërhyrjes së dhunshme të Rusisë në Ukrainë”

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan kërkuan bashkarisht armëpushim në luftën ruse në Ukrainë.

“Ne jemi të dy, presidenti Erdogan dhe unë, tërësisht në unanimitet në dënimin e ndërhyrjes së dhunshme të Rusisë në Ukrainë”, tha Scholz gjatë vizitës së parë që po zhvillon në pozitën e kancelarit në Turqi.

Gjithashtu duhet që menjëherë të krijohen korridore të sigurta për civilët. Erdogan theksoi: “Ne do të vazhdojmë pandërprerje përpjekjet për një armëpushim të qendrueshëm.” Jemi të një mendimi, se duhet të vazhdojnë përpjekjet diplomatike.

Scholz dhe Erdogan së bashku iu adresuan me një apel presidentit rus Vladimir Putin: “Reflektoni”. Scholz tha: “Me çdo ditë që kalon, me çdo bombë Rusia largohet gjithnjë e më shumë nga rrethi i basahkësisë ndërkombëtare, që krijojmë ne së bashku.” Sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës janë të padiskutueshëm. Me Turqinë si partnere e NATO-s ne do të bashkëpunojmë ngushtë në konflikt, theksoi Scholz.

Turqia e konsideron veten si ndërmjetësuese në konfliktin e Ukrainës. Ky vend i NATO-s ka marrëdhënie të ngushta me Kievin dhe Moskën. Të enjten ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë, Dmytro Kuleba dhe Sergej Lavrov, u takuan për herë të parë që nga fillimi i luftës në Antlja. Bisedimet u mbyllën pa rezultate konkrete.

Zelenskyj do të bisedojë direkt me Putinin

“Delegacioni ynë ka një mandat të qartë – të bëjë gjithçka për të mundësuar një takim të presidentëve”, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj në një fjalim në video publikuar mëngjesin e së hënës (14.03). Eshtë një takim të cilin e presin të gjithë.

Rruga për realizimin e tij është e vështirë, por e domosdoshme, për të marrë garanci me efekt. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov të dielën (13.03) nuk e përjashtoi një takim direkt mes kreut rus të shtetit dhe Zelenskyjt. Megjithatë duhet ta kuptojmë, se cili duhet të jetë rezultati i këtij takimi dhe çfarë do të bisedohet.

Në takimin e fundit përfaqësuesit e dy delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë i vlerësuan bisedimet me një optimizëm të përmbajtur. Të dyja palët, sikurse shprehen, “në ditët e ardhëshme mund të bien dakord për pozicione të përbashkëta” dhe të nënshkruajnë dokumentat përkatëse, tha politikani rus Leonid Sluzki. Këshilltari i presidentit ukrainas, Mychajlo Podoljak, gjithashtu parashikon “në pak ditë rezultate”.

Ndërkaq kryeqyteti Kiev vazhdon të jetë nën sulmet e artilerisë. Gjatë sulmeve ruse ndaj zonave të ndryshme të qytetit, sipas të dhënave të administratës lokale janë vrarë dy vetë. Shkëmbime të ashpra luftimesh, sipas të dhënave të mbrojtes civile ukrainase, ka pasur në veri dhe në lindje të metropolit. Njerëzit mund të largohen tani nga Kievi vetëm përmes rrugëve që çojnë drejt jugut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...