11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Kancelari gjerman Olaf Scholz: “Putin nuk ka bërë asnjë kërcënim kundër meje apo Gjermanisë”

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklarur se Presidenti rus Vladimir Putin nuk e ka kërcënuar as atë dhe as Gjermaninë.

Në një intervistë për Bild, ai është shprehur se “në bisedat tona telefonike Putin nuk ka bërë asnjë kërcënim kundër meje apo Gjermanisë.”

Ndërsa ish-kryeministri britanik Boris Johnson, tha për BBC në fillim të kësaj jave, se lideri rus e kishte kërcënuar me një sulm raketor që do të zgjaste vetëm një minutë. Por Kremlini i hodhi poshtë këto akuza duke thënë se Johnson po gënjente.

Ndërkohë Scholz tha se bisedat që ai pati me Putin e bënë të qartë se kishin pikëpamje shumë të ndryshme për luftën në Ukrainë, të cilën Rusia e ka konsideruar një “operacion special ushtarak”.

Unë ia kam bërë shumë të qartë Putin se Rusia ka përgjegjësinë e vetme për luftën”, tha Scholz.

“Rusia ka pushtuar fqinjin e saj pa asnjë arsye, në mënyrë që të marrë pjesë të Ukrainës ose të gjithë vendin nën kontrollin e saj”, tha Scholz.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...