10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Kancelarja Merkel pritet me ceremoni zyrtare në Pallatin e Kongreseve, takimi me kryeministrin Rama

Kancelarja gjermane, Angela Merkel vjen për herë të dytë në një vizitë zyrtare në Tiranë. Zyrtarja e lartë gjermane mbërriti në Rinas rreth orës 10:00, ku u prit nga ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.

Një delegacion i përbërë nga ambasadorë, ministrja e Jashtme e këshilltarë e kanë pritur Merkel në Pallatin e Brigadave para nisjes së takimit me kryeministrin Edi Rama.

Më pas eskorta ku udhëtonte kancelarja udhëtoi drejt kryeqytetit shqiptar, nën masa të rrepta sigurie, ku ndalesa e parë ishte Pallati i Brigadave. Aty e priti kryeministri Edi Rama. Gjithçka eshte e organizuar, ku në nder të kancelares gjermane u organizua dhe një ceremoni zyrtare.

Zyra e shtypit të kryeministrisë ka njoftuar mbi axhendën e kancelares ku në orën 14:35 pritet një konferencë e përbashkët me kreun e qeverisë Edi Rama.

Kancelarja ka zgjedhur pikërisht vendin tonë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’. Mësohet se ky takim në Tiranë është edhe një tentativë e fundit që Merkel t’i japë një shtytje partisë së saj, Unionit Kristian-Demokratik (CDU), në zgjedhjet që pritet të mbahen më 26 shtator.

Kjo është vizita e fundit e Angela Merkel si kancelare në Ballkanin Perëndimor. Më vonë gjatë ditës së sotme, ajo do të zhvillojë takime dhe me 5 liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

opennews.al
opennews.al
opennews.al

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...