14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Kandidatja për eurodeputete,Pati Vardhami: Fredi Beleri përdoret si vegël nga partitë greke kundër Shqipërisë

Pati Vardhami, kandidate për eurodeputete, ka ndarë mendimet e saj në një program televiziv rreth asaj që po ndodh në fushatat e partive greke. Ajo theksoi se Fredi Beleri, kryebashkiaku i Himarës i dënuar për blerje votash, po përdoret si një “vegël” nga partitë greke për të sulmuar Shqipërinë.

Është folur shumë për çështjen Beleri këtu në Greqi. Ditët e fundit duket se gjendja është qetësuar pak, pasi u diskutua shumë për një kohë të gjatë. Kandidimi i Belerit u shfrytëzua në mënyrë nacionaliste.

Fatkeqësisht, fenomeni i nacionalizmit në Ballkan është shumë i fortë. Shohim shpesh pushtetarë që e përdorin nacionalizmin si vegël, gjë që nuk na lejon të krijojmë marrëdhënie të mira mes popujve dhe vendeve. Rasti i Belerit është një shembull i tillë. Është diskutuar shumë në mediat greke, edhe nga opozita këtu. Por tani kjo çështje është një fakt.

Tani jemi futur në fushatë dhe flasim për të gjitha problemet që na shqetësojnë lidhur me këto zgjedhje, probleme që kanë të bëjnë me politikën dhe shoqërinë evropiane. Kemi shumë për të biseduar. I jemi futur punës, kemi përveshur mëngët dhe po flasim me njerëzit për programin tonë, propozimet, ndryshimet që duam të bëjmë dhe kërkesat që kemi,” tha Vardhami.

Kjo deklaratë e Vardhamit nënvizon sfidat e ndërmjetësimit politik dhe ndikimin e çështjeve nacionaliste në fushatat zgjedhore në Greqi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit më të ndjeshme emocionalisht

0
Në astrologji, disa shenja të zodiakut njihen për ndjeshmërinë e tyre të lartë emocionale dhe mënyrën intensive se si përjetojnë situatat e jetës. Ja...

Ministri i Jashtëm i Iranit: “Nuk kemi kërkuar armëpushim apo negociata me SHBA”

0
Ministri i Jashtëm i Irani, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani nuk ka kërkuar asnjëherë armëpushim apo negociata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,...

Nadire Meçorapaj fiton drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë

0
Procesi i zgjedhjeve për kryetarin e degës së Partia Demokratike e Shqipërisë në Vlorë është mbyllur me fitoren e Nadire Meçorapaj. Sipas rezultateve përfundimtare, Nadire...