10.5 C
Tiranë
Friday, November 15, 2024
spot_img

“Kanë dobësuar opozitën për të marrë iniciativa”, Bardhi dhe Luli ndeshen në Dibër

Pas një kohe të gjatë, Partia Demokratike dhe Rithemelimi përplasën në Dibër me takime paralele me strukturat e demokratëve.

Lulzim Basha kritikoi nënkryetarin e Rithemelimit, Gazment Bardhin, për bashkëpunimin me Partinë Socialiste në Kuvend, duke e akuzuar se kanë shitur revolucionin për karriget e tyre.

Marrëveshje Pazar për interesa të ngushta dhe karrige personale, duke prodhuar një fabul të tërë se revolucioni do ta zhbëjë këtë regjim. Pas 6 muajsh sabotim të mirëfilltë dhe të qëllimshëm të opozitarizmit në Kuvend, se qeveria ka vazhduar të kalojë ligjet sa hap e mbyll sytë, pse u dorëzua flamuri i revolucionit. Ata që e premtuan revolucionin i kanë sy përdhe. Dibranët e kanë një thënie, kanë sy përdhe se e kanë të pamundur t’i shpjegojnë një mendje normale si u katandis kokoshi me një thelë. Premtuan revolucion për përmbysjen e Ramës dhe përfunduam 8 me 2 me komisione hetimore, me një ligj të ri që vetëm hetimin parlamentar nuk mundëson”, tha Basha.

Basha ironizoi negociatat e Rithemelimit, duke thënë se ata kanë bërë pazare për interesat e tyre personale.

Kanë hartuar një pakt kundër interesave të shqiptarëve, për interesat e tyre personale. Është nënshtrim i plotë ndaj Edi Ramës. Kanë dobësuar opozitën për të marrë iniciativa hetuese parlamentare përmes një ligji të papranueshëm për komisionet hetimore. I nxjerr zbuluar para shqiptarëve se pazari paska qenë për veten e tyre. Sa kohë kanë këtë në mend nuk na bashkon gjë me ta”, u shpreh Basha.

Sipas Bashës, Rithemelimi është nënshtruar Edi Ramës, duke i dhënë zbulime para shqiptarëve. Nënkryetari i ri i PD-së, Gazment Bardhi, u shpreh se demokratët janë bashkuar rreth Rithemelimit dhe janë gati për betejën e zgjedhjeve të vitit 2025.

“Nëse do të shihni qeverisjen e Ramës, shikoni Rrugën e Arbrit. Rruga është gjysmë e shkatërruar, dhe e painuguruar. Paratë shkojnë te xhepat e ministrave dhe drejtorëve, që më pas me paratë e korrupsionit, vinë dhe blejnë qytetarët”, tha Bardhi.

Çështja e brendshme vijon të ndajë demokratët, por ata akuzuan qeverinë e Ramës për korrupsionin dhe varfërinë e shqiptarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT