20.5 C
Tiranë
Thursday, September 19, 2024
spot_img

“Kanë vënë interesant e tyre personale mbi interesat e vendit”, Basha thumbon grupin Bardhi-Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar protestat e fundit poshtë ballkonit të Sali Berishës dhe kaosin në Kuvend, duke kritikuar disa figura të opozitës për vënien e interesave personale mbi interesat e vendit.

Basha ka bërë thirrje që opozita të mendohet dhe të kuptojë se ka nevojë për një ndryshim qëndrimesh dhe prioritetesh. Ai ka theksuar se disa persona në radhët e opozitës kanë dobësuar rolin e saj duke e shndërruar në një burim zhgënjimi në vend të besimit.

Kreu i PD-së ka shprehur keqardhje për mënyrën si disa individë të opozitës kanë zgjedhur të shprehin pakënaqësinë e tyre duke organizuar protesta dhe ka bërë thirrje që të largohen nga interesat personale dhe të fokusohen në zgjidhjen e problemeve të vendit.

“Një grusht njerëzish nën radhët e opozitës kanë vënë interesant e tyre personale mbi interesat e vendit e të qytetarëve dhe e kanë dobësuar rolin e opozitës. Në vend të ngjallë besim, ngjallë zhgënjim. Në vend që të derdhet në bulevarde mezi mbush rrugicat. Të thërrasin mendjes dhe të lënë mënjanë interesin personal dhe të bëjnë ca është për t’u bërë në raport me këto probleme. Pastaj shpikin armiq dhe groposen më thellë në vrimën e harresës, përbuzjes. Ne nuk jemi pjesë e kësaj, kemi bërë thirrje dhe kemi paguar një çmim të lartë që kjo mos të ndodhë dhe po bëjmë gjithçka çdo ditë, ca na takon ne. PD të mos shkatërrojë ndjesinë e shpresës por të fillojë të ndërtojë një të tillë përmes qëndrimeve propozimeve, ofertave programore dhe së shpejti një ekipi njerëzish që testin kryesor e kanë për të provuar që janë dhe do të jenë aty jo si mbushës numrash, as interesa personale, por për ti dhënë fund teatrit dhe telenovelave me 5 aktorë e një regjisor, për të projektuar një politikë që në qendër të vëmendjes ka hallet e njerëzve”, tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT