10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Kanosi faturisten e Ujësjellësit në Mat, shoqërohet në Komisariat 78 vjeçari

Një 78 vjeçar është shoqëruar në Komisariat në qytetin e Burrelit. S.M., 78 vjeç kanosi faturisten e Ujësjellës Kanalizime në bashkinë Mat.

Ky shtetas nuk pranoi të paguante detyrimet financiare mbi konsumimin e ujit dhe ky ka qenë shkaku i konfliktit me faturisten S.F. Shërbimet e Komisariatit të Policisë në Mat menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt në lagjen “Pjetër Budi” në Burrel organizuan punën dhe parandaluan përshkallëzimin e konfliktit.

Policia ushtroi kontroll në banesën e 78 vjeçarit, ku u gjetën 1 armë gjahu dhe 320 copë fishekë. S.M., u shoqërua në Komisariat dhe ndaj tij është hapur një procedim penal.

Njoftimi i Policisë:
Mat
Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti ku një 78-vjeçar, kanosi faturisten e degës së Ujësjellës Kanalizimeve në bashkinë Mat.
Procedohet penalisht në gjendje të lirë 78-vjeçari.
78-vjeçarit i gjenden dhe sekuestrohen në banesë 1 armë gjahu dhe një saai municioni luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në lagjen “Pjetër Budi”, në qytetin e Burrelit mes një banori të kësaj lagjeje dhe punonjëses së ujësjellësit, kanë organizuar menjëherë punën, për parandalimin e përshkallëzimt të konfliktit.
Si rezultat i vlerësimit të situatës dhe ndërhyrjes së menjëherëshme, u kap dhe u shoqërua në Komisariat shtetasi S.M., 78 vjeç, banues në Burrel, për të cilin prokurori vendosi procedim në gjendje të lirë.
Ky shtetas nuk ka pranuar të paguaj financiarisht detyrimet mbi konsumimin e ujit në banesën e tij, duke u konfliktuar dhe kanosur shtetasen S.F., me detyrë faturiste pranë degës së Ujësjellës Kanalizimeve në Mat.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë, kanë dhe sekuestruar 1 armë gjahu dhe 320 copë fishek.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...